Ballina Lajme Bie zjarr në një pallat në Durrës

Bie zjarr në një pallat në Durrës

0

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit. Për fat të mirë, nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.