Ballina Lajme Politike Berisha për arsimin: 208 mijë nxënës dhe studentë më pak se 9...

Berisha për arsimin: 208 mijë nxënës dhe studentë më pak se 9 vjet më parë

1

Në një diskutim me ekspertë të fushës së arsimit, kreu i PD Sali Berisha tha ndër të tjera se ka një nëpërkëmbje ndaj figurës së mësuesit.

Ai ngriti njëkohësisht shqetësimin rënien e numrit të nxënësve në shkolla, teksa tha se kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më pare.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material”, tha Berisha./