Ballina Lajme Celulari dëmi i dukshëm! Ortopedë e fizicistë të shqetësuar: Dëmton muskujt dhe...

Celulari dëmi i dukshëm! Ortopedë e fizicistë të shqetësuar: Dëmton muskujt dhe qafën

1

Qëndrimi me orë të zgjatura në telefona apo kompjutera po shkakton emergjencë shëndetësore , ngrenë shqetësimin mjekët ortoped dhe fizioterapistët. Në botë bazuar në studime po njihet si sindroma e teknologjisë.

“Është text-neck syndrome, pra pozicioni i qafës në momentin që ne shkruajmë përpara tabletave apo smartphoneve. Pozicioni neutral I qafës është ky këtu që po rri tani, që kemi 5 apo 6 kg të peshuar në kokë…  këndi tjetër është pothuajse 60 gradë i qëndrimit të qafës në këtë pozicion e ku llogaritet 17 kg forca, pak a shumë pesha e një fëmijë 8-9 vjec  që e mbajmë në qafë për një orë të caktuar”– tha fizioterapisti Endrit Mone

Varësia ndaj mjeteve elektronike po var edhe shpatullat e përdoruesve të internetit. Jo vetëm grupmosha e 30-50 vjeçarëve, por fizioterapisti Endrit Mone tregon se janë shtuar rastet e të rinjve 18- 30 vjeç që shfaqin dhimbje të qafës, e që prek si rrjedhojë më tej edhe muskujt.

“Në momentin që ne rrimë të përkulur në këtë pozicion, supet shkojnë përpara edhe qafa dhe kemi e një kërrusje të pjesës së shpinës, e cila nëse vazhdohet e patrajtuar ajo do të shkaktojë një problem serioz të një deformimi të shtyllës kurrizore. Sa më tepër ne të rrimë përpara, trupi do të gjejë epiqendrën e tij duke pasur probleme jo vetëm te pjesa e shpinës por edhe në shkurtimin e gjymtyrëve të poshtme.”- tha fizioterapisti Endrit Mone

Por cilat janë simptomat që ngrenë alarmin se rrezikojmë deformim të shtyllës kurrizore?

“Ne kemi dhimbje të thella në zonën e muskujve, rëndesa prapa koke, errësirë sysh, humbje përqëndrimi, mpirje që na bën të bëjmë vizita të shumta si te kardiologu, orl pra ngatërrojmë simptomat… vetëm për shkak të keqqëndrimit.  Edhe OBSH e ka kthyer problemin e dhimbjeve të qafës të renditet në vendin e katërt sepse prek mbi 70% të popullsisë, ndaj duhet patur parasysh dhe duhet rehabilituar në kohën e duhur”.tha fizioterapisti Endrit Mone

Përtej menaxhimit të kohës përpara telefonit, e rëndësishme është që të kryejmë aktivitet fizik të vazhdueshëm , këshillojnë mjekët, pasi ushtrimet sistematikisht do të na heqin dhimbjet dhe jo ilaçet qetësuese.

Top Channel