Ballina Lajme Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, shoqërohet në Polici

Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, shoqërohet në Polici

1

Një shtetas afgan ka dhunuar në Shëngjin vajzën e tij të mitur.

Mësohet se efektivët kanë ndaluar babain e të miturës dhe e kanë shoqëruar në Komisariat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar babanë e të miturës të ushtrojë dhunë.

Menjëherë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë vajza e mitur ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjes.

Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganesh të cilët i larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanët.