Ballina Lifestyle & Showbiz Avioni me të cilin po udhëtonte Miley Cyrus goditet nga rrufeja

Avioni me të cilin po udhëtonte Miley Cyrus goditet nga rrufeja

1

Miley Cyrus ishte rrugës për në Paraguaj kur avionit me të cilin po udhëtonte iu desh të bënte një ulje emergjente. Këngëtarja ka postuar një mesazh për fansat dje në Instagramin e saj, duke u thënë se avioni ishte goditur nga rrufeja. Postimi përfshinte një video të një rrufeje të parë nga një prej dritareve të avionit.

Cyrus ishte nisur për të performuar në festivalin muzikor Asunciónico.“Për fansat e mi dhe të gjithë njerëzit e shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asunción”, shkroi Cyrus. “Aeroplani ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua, janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua.”

Cyrus ka postuar një foto se ku është goditur avioni dhe dëmet e shkaktuara nga rrufeja.