Ballina Bota Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, vdes nxënësi dhe mësuesi

    Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, vdes nxënësi dhe mësuesi

    2

    Një nxënës dhe një mësues kanë vdekur pas autobusi i shkollës ku po udhëtonin u përplas me një kamion në New Jersey të enjten.

    Më shumë se 40 të tjerë u plagosën, midis tyre fëmijë dhe të rritur të tjerë.

    Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën.

    Shoferi i kamionit gjithashtu është dërguar në spital. Identieti i mësuesit dhe nxënësit që humbën jetën në aksident nuk dihet ende.

    Autobusi po transportonte 38 nxënës të klasës së pestë dhe shtatë të rritur nga East Brook Middle School në një udhëtim në terren në Paramus, kur u përplas me kamionin. 43 prej tyre u plagosën.

    Nga përplasja autobusi u doli jashtë rruge dhe u përmbys, sipas autoriteteve.