Ballina Lajme Atentati në Lushnje/ Babai i autorit të dyshuar: Ngjarja është e sajuar...

Atentati në Lushnje/ Babai i autorit të dyshuar: Ngjarja është e sajuar nga ata, Armando është në Greqi

2

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Ballagat të Lushnjes, ku u plagos me armë 60-vjeçarja Bajame Seneja. Pas ngjarjes u bë e ditur se 60-vjeçaja është plagosur nga Armand Hasalla.

Shkak i këtij sulmi është bërë një konflikt i vjetër për një tokë 2 hektarë, për të cilën ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore, si edhe vrasja e djalit të Shaip Hasallës dy vite më parë, nga vëllai i Bajames, Kastriot Hasalla. Babai i autorit të dyshuar ka thënë se djali i tij, Armando ndodhet në Greqi prej 10 ditësh duke mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

Shaip Hasalla: Në lidhje me ngjarjen unë nuk di gjë fare. Cunat nuk janë këtu. Armando është në Greqi ka 10 ditë kurse Laerti në Itali. Policia më pyeti ku ke qënë gjithë ditës. Ne ishim në gjyq për tokën dhe djalin që na e kanë vrarë.

Pastaj erdha në shtëpi dhe më tha policia ke vrarë njerëz. Tani unë nuk di ca të them. Fola më mori cuni, Armando më tha ca ka ndodhur andej. Thonë që është bërë një plagosje. Nuk e di, do të hakmerret prapë. Nuk kemi pasur asnjë lloj konfliti.

Unë kam parë hallin tim. Ja kam lënë drejtësinë. Kjo është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Dua të hakmeren se ne jemi trima, ne nuk pyesim e ju vrasim prap.