Ballina Lajme Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot dashurinë në martesë/ Moderatorja poston foton e...

Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot dashurinë në martesë/ Moderatorja poston foton e veçantë: Bota ime…

0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.

Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të djalit dhe vajzës së saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

 

 

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

  • foto galeri

 

Shumë të ftuar VIP do të marrin pjesë në festën e çiftit, të cilët do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit edhe në kishë.

Bëhet me dije se Xhemi Shehu, Ledri Vula, Arbër Hajdari janë disa nga të ftuarit e çiftit në këtë ditë të tyre të veçantë.