Ballina Bota Alarmi i “The Sun”! Putin lëshon skuadrën vrasëse të “gjuetarëve”, u jep...

    Alarmi i “The Sun”! Putin lëshon skuadrën vrasëse të “gjuetarëve”, u jep fotot e ukrainasve që i do të vdekur, gati të përdorë “babanë e të gjitha bombave”…

    2

    Vladimir Putin ka lëshuar skuadrën vrasëse të “gjuetarëve” dhe përgatitet të përdorë “babanë e të gjitha bombave” shkatërruese për të mposhtur rezidencën ukrainase”, kështu shkruan prestigjiozja britanike “The Sun”, teksa ngre alarmin se Moska ka caktuar me foto shtetasit ukrainas që i do të vdekur.

    Sipas “The Sun”, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një skuadër vdekjeprurëse të forcave speciale të Rusisë, të njohur si “gjuetarë”, në një tjetër përpjekje për të marrë kontrollin e Ukrainës.

    Në shkrim thuhet se secilit ushtar rus i është dhënë një letër me foton e zyrtarëve të lartë ukrainas dhe oficerëve të sigurisë, të cilët Moska i do të vdekur. Sipas Kremlinit, të gjithë personat në foto kanë kryer “krime”.

    Forcat speciale çeçene u fotografuan, duke u stërvitur në një pyll ukrainas, teksa merrnin pjesë në ritualet e lutjes islame përpara një dislokimi të mundshëm në vijën e frontit. Këto forca u vizituan nga udhëheqësi i provincës separatiste ruse, Ramazan Kadyrov, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit.

    Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se ishte paralajmëruar se ai ishte “objektivi numër një” i forcave speciale ruse në Kiev, të cilët e donin vdekjen e tij. Ai shtoi se familja e tij ishte në një “listë vrasjesh” të lëshuara nga Moska për zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase.

    Skuadrës çeçene, e njohur si “gjuetarët”, thuhet se i është dhënë një “urdhër për të vrarë” politikanët dhe zyrtarët ukrainas, që janë në listë. Ata besohet se janë nga batalioni i jugut i Shërbimit të Gardës Federale, me bazë në Çeçeni.

    Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tretë, “The Sun” shkruan se ekziston frika se një Putin i tërbuar të mund të lëshojë një nga armët e tij më vdekjeprurëse, në përpjekje për të shkatërruar me vendosmëri Ukrainën.

    Armët termobarike, të quajtura “babai i të gjitha bombave”, janë eksplozivë me fuqi të lartë, që janë ndër armët më të fuqishme të krijuara ndonjëherë, përveç armëve bërthamore. Ato u zhvilluan nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1960 dhe besohet se kushtojnë rreth 12 milionë paund secila.