Ballina Lajme Akuzohet për përdhunimin e dy turisteve suedeze, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Akuzohet për përdhunimin e dy turisteve suedeze, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Greqi

1

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi nën akuzën e përdhunimit, pas denoncimit të dy turisteve suedeze.

Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçari shqiptar është takuar me dy turistet suedeze në plazhin e Agios Isidoros dhe ka përfituar nga fakti që kanë qenë të dehura.

Të nesërmen në mëngjes të rejat kanë denoncuar shqiptarin për përdhunim. Aktualisht i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të kontrollit mjekësor në rast se denoncueset janë abuzuar seksualisht apo jo. Nga ana tjetër akuzat janë mohuar nga 20-vjeçari.

(BalkanWeb)