Ballina Lajme Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

1

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Policia tha se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”, automjeti tip “Volkswagen”  me drejtues shtetasin A. Gj., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. M., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin A. Gj. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.