Ballina Lajme Kronike Aksident me zetorin në Gramsh, humb jetën 60-vjeçari

Aksident me zetorin në Gramsh, humb jetën 60-vjeçari

1

Një 60-vjeçar ka humbur jetën duke drejtuar automjetin buqësor tip “zetor”në Grmash. Ai ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor dhe për pasojë ai është përmbysur. Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale V. B.

“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip “Zetor”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje”-njofton policia.