Ballina Lajme Abuzimet në Autoshkolla me dhënien e lejeve të drejtimit/ Pezullohet aktiviteti i...

Abuzimet në Autoshkolla me dhënien e lejeve të drejtimit/ Pezullohet aktiviteti i 10 bizneseve, dy instruktorë ndalohen të ushtrojnë profesionin

1

13 Autoshkollave u është pezulluar aktiviteti, ndërsa dy instruktorë janë ndaluar të ushtrojnë profesionin, pas shkeljeve të gjetura në dhënien e lejeve të drejtimit.

Pas kontrolleve në 70 Autoshkolla të Tiranës gjatë muajit prill dhe maj, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka konstatuar 66 subjekte me 185 raste mangësish.

DPSHTRR ka dërguar 3 propozime për heqje License Autoshkolle pranë QKB dhe një propozim për largim nga detyra për një Përgjegjës Sektori Leje Drejtimi.

Po ashtu, është dhënë një masë e rëndë disiplinore për një Specialist Regjistrimi Mjeti, Tiranë, për shkelje në lëshimin e Lejes së Qarkullimit për një mjet Autoshkolle!

DPSHTRR  liston mangësitë kryesore të evidentuara gjatë kontrolleve dhe u bën thirrje kursantëve që të denoncojnë çdo parregullsi:

Orare të pa afishuara;

Rregullore të pa përditësuara;

Tabela keqinformuese! Autoshkolla reklamon për kategori Leje Drejtimi që nuk është e licensuar si aktivitet;

Regjistrat teori/praktikë të pa azhurnuara;

Amza e pa protokolluar pranë DRSHTRR-ve;

Klasa të pa pajisura sipas kritereve;

Tabelat e mjetit autoshkollë jashtë standardi;

Ambienti jo i rregullt/jofunksional;

Autorizime mjeti dhe instruktorësh të skaduara;

Parregullsi teknike në mjete.

 

 

Top Channel