Ballina Lajme 4500 vajza vaksinohen kundër kancerit, mjekja: Ka ende prindër që shtyjnë vaksinën

4500 vajza vaksinohen kundër kancerit, mjekja: Ka ende prindër që shtyjnë vaksinën

1

Vaksina HPV që mbron gratë dhe vajzat nga kanceri i qafës së mitrës vijon të aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore në Shqipëri. Mjekët pediatër referojnë se pavarësish kërkesave në rritje ka ende prindër skeptik që kërkojnë shtyrje të vaksinës.

“Interesi është në rritje, në fillim kishte skepticizëm, nuk ka refuzime, por e kanë shtyrë pak më vonë, ata prindërit skeptik që presin ça do ndodh dhe ta bëjnë më vonë”,-tha pediatrja Valbona Shahinaj.

 

Aktualisht vaksina po aplikohet tek vajzat që kanë mbushur 13 vjeç.

 

“Kemi vitin 2009-2010 në bërjen e vaksinave është 4 valente, është parandaluese shumë e mirë për një patologji që shumë gra vuajnë sot, nga ajo patologji që është kanceri në qafën e mitrës”,- tha pediatrja Valbona Shahinaj.

Por a ka efekte anësore kjo vaksinë, në momentin që aplikohet?

“Nuk ka efekte anësorë mund të jap vetëm pak dhimbje një ose dy ditë në vazhdim , janë dhimbje të lehta, nuk jep temperaturë”,-tha pediatrja Valbona Shahinaj.

Në të gjithë vendin deri më tani janë vaksinuar kundër human papilloma virusit 4500 vajza. Instituti i shëndetit publik ka si objektiv që në vitin 2024 të mundësojë aplikimin e vaksinës edhe tek vajzat e grupmoshës 16-20 vjeç.