Ballina Bota 23-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet nga 3 shqiptarë ne Angli!Si ndodhi ngjarja e...

    23-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet nga 3 shqiptarë ne Angli!Si ndodhi ngjarja e rëndë në lokal!?

    1

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bedford në Mbretërinë e Bashkuar, ku protagonistë janë tre shqiptarë, të cilët kanë rrëmbyer dhe më pas kanë përdhunuar një 23-vjecare

    Sipas Daily Mail, ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku tre personat kanë rrëmbyer të renë dhe duke e çuar në një ambient privat dhe më pas e kanë përdhunuar.

    Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Genti Hyka, 31 vjeç, të cilët përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.

    Akti i rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në lokalin Vogue, ndërsa sot ata kanë dalë para gjykatës, por kanë mohuar akuzat.

    E pranishme në gjykatë ishte edhe 23-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.

    Gruaja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk pranonte të bënte seks me askënd.

    Ndërkohë gjyqi për tre shqiptarët vazhdon ende.