Ballina Lifestyle & Showbiz Thonjtë e pranverës, livando. Kombinimet e nuancës mbretërore

Thonjtë e pranverës, livando. Kombinimet e nuancës mbretërore

1

Livando pritet të jetë një prej trendeve më të guximshme të pranverës, falë edhe pranisë së kësaj ngjyre gjatë gjithë Muajit të Modës, por, me siguri, edhe në sezonin e nxehtë.

Edhe profesionistët e thonjve ju tregojnë se si të rinovoni manikyrët gjatë pranverës me ngjyrën vjollcë.

Shikoni disa ide të thonjve livando për t’ua propozuar estetisteve tuaja herën tjetër që do të shkoni në sallon.

Po pse livando është një nga nuancat më të mira për pranverën e këtij viti?

Nuanca e vjollcës së lehtë është parë në të gjitha pasarelat e Muajit të Modës dhe aktualisht është në trend si një nga ngjyrat më të njohura të manikyrëve të sezonit. “Livando ngjall gjithmonë ndjenjën e pranverës për mua”,- thotë manikyristja e famshme Elle Gerstein. “Është një ngjyrë e qetë.

Gjëja tjetër pozitive është edhe fakti që livando është mjaft e lehtë për t’u kombinuar”,- thotë manikyristja tjetër Julie Kandalec. “Është neutrale, jo e mërzitshme. Kjo do të thotë se mund të kombinohet lehtësisht me çdo gjë, por gjithashtu pranon edhe shkëlqim apo një dizajn në majat e gishtave duke e bërë paksa më festive, por edhe të përditshme, pse jo?”

Nëse je në grupin e e atyre vajzave që e bëjnë manikyrin në kushte shtëpie, një livando e lehtë do të ishte zgjidhja perfekte. Megjithatë, nëse je duke kërkuar më shumë se një mënyrë për të pasur thonj livando këtë vit, këtu keni disa propozime me këtë ngjyrë mahnitëse për pranverën.