Ballina Lifestyle & Showbiz Një mënyrë se si nënat mund ta shohin live lindjen e foshnjës

Një mënyrë se si nënat mund ta shohin live lindjen e foshnjës

1

Një spital në Michigan po u jep mundësinë prindërve ta vëzhdojnë të gjithë procesin e lindjes me metodën cezariane.

Nëpërmjet një monitori, Amanda Koop, një grua e cila lindi në këtë spital, ka rrëfyer ndjesitë që ka përjetuar

“Ata e kthyen kamerën drejt meje në momentin kur do ta nxirrnin foshnjën”, tha Koop për “Good Morning America”. Ishte fantastike dhe e paharrueshme”.

Koop, 36 vjeç, bëri një prerje cezariane të paplanifikuar me Charlie, fëmijën e saj të parë.

Ajo tha se pasi u vendos se do të bënte lindje cezariane, një infermiere e pyeti nëse donte të shikonte lindjen, gjë që nëse do lindte në mënyrë natyrale ajo nuk do të kishte qenë në gjendje ta dëshmonte.

“Doja sepse mund të ishte një mundësi që vjen një herë në jetë, dhe nuk doja të humbisja ato momente, frymëmarrjen e tij të parë” tha Koop, e cili shtoi se kamera gjithashtu e bëri lindjen “më pak të ankthshme. Ok, ai ishte jashtë dhe dukej i mrekullueshëm, kjo ishte jashtëzakonisht qetësuese. Ndodhin shumë gjëra në ato salla operacioni. Janë të zhurmshme dhe unë mund të fokusohesha vetëm tek ai, gjë që ishte shumë bukur.”

Sistemi i kamerës dhe monitorit është i njëjti që përdorin vetë mjekët në procedura të tjera kirurgjikale, të tilla si operacionet laparoskopike, sipas Dr. Cheryl Wolfe, një praktikuese, e certifikuar nga bordi OBGYN dhe zëvendëspresidente dhe shefe e departamentit të shëndetit të grave në Spectrum Health. një sistem shëndetësor me bazë në Miçigan.