Ballina Vendi Zyrtarja e lartë e amerikane jep përgjigje se si do të jenë...

Zyrtarja e lartë e amerikane jep përgjigje se si do të jenë marrdhëniet e SHBA nëse Berisha vjen në krye të opozitës?

1

 Një nga çështjet e diskutuara është se si do të jetë qëndrimi i SHBA nëse Berisha do të jetë në krye të PD apo opozitës shqiptare dhe ndoshta edhe kur ai të jetë Kryeministër.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroa-ziatike, Karen Donfried ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo tregoi dhe skenarët se si do të ishin marrëdhëniet midis PD-së dhe SHBA-ve, në rast se në krye të demokratëve vjen Sali Berisha, i shpallur non-grata nga Uashingtoni. Donfried tha se pozicioni i SHBA është shumë i qartë dhe se nuk mund të takohej me persona të shpallur për korrupsion.

Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, vitin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Por përcaktimi i tij dhe këmbëngulja e SHBA-ve për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar, e forcoi pozitën e tij në parti dhe sot duket se ai, thuajse “de facto” ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, duke synuar rizgjedhjen si kryetar i saj. A ju shqetëson ju kjo situatë? Dhe deri ku do të shkonin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga zoti Berisha? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Nd/Sekretarja Donfried: Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë.