Ballina Vendi Zv. ministri i energjise: Kush kalon 700 kWh, diferencën do ta paguajë...

Zv. ministri i energjise: Kush kalon 700 kWh, diferencën do ta paguajë njësoj si të jetë biznes i mesëm

1

Konsumatorët familjarë do ta paguajnë si deri tani energjinë deri kur ata konsumojnë 700 Kwh në muaj. Por kur ajo do tejkalohet, atëherë diferenca do të paguhet si biznes i mesëm, nëse ky plan kthehet në vendim qeverie.

Vendosja e kësaj fashe sipas zëvendësministrit të Energjisë Ilir Bejtja do të ulte importin e energjisë, pasi 1/3 e konsumit total harxhohet nga familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat në muaj. Në total konsumi familjar i energjisë është 3.2 terravat në vit.

“Nëse ne vendosim fashën prej 700 kilovatësh ne do të importonim 1/3 e energjisë më pak. 1/3 e energjisë që konsumohet është nga qytetarët që kalojnë fashën mbi 700 kilovat. Çmimi i ri i parregulluar që ndikohet nga çmimi i tregut mund të shkojë 70-80% më shtrenjtë se ai që paguani sot. 1 terravat atyre që konsumojnë mbi 700 kilovat ne nuk do ua japim me 9.5 lekë, por do të bashkohet me energjinë që ne marrim nga importi, ky 1 terravat që kemi ne është me 2.6 lekë, ai që vjen nga importi mund të jetë me 30 lekë, çmimi i bashkuar del 33 lekë për kilovat pjesëtoje me 2 kilovat dhe del çmimi që do të paguajnë që do të jetë 16, 17 ose 18 lekë për kilovat. Do dalë aq sa i del sot biznesit që faturohet me çmime të tensionit të mesëm,”- tha Bejtja.

Deri më tani, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar prej muaj, nuk ka një vendim nëse do të nisë që të implementohet ndarja prej 700 kilovatësh tek konsumatorët e energjisë elektrike.