Ballina Vendi Zjarri në Malin e Çikës, dy vatra mbeten ende aktive!

Zjarri në Malin e Çikës, dy vatra mbeten ende aktive!

1

Prej disa ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Çikës. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se aktualisht aktive janë dy vatra në vendin e quajtur Palikonj në bashkinë Himarë.

Bëhet fjalë për dy vatra të vogla në luginë në drejtim të Himarës, në zonën jugore të Malit të Çikës.

Ndërkohë që pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën në drejtim verior që rrezikonte përhapjen e flakëve në drejtim të Llogarasë.

Ditën e djeshme për shuarjen e flakëve u vunë në punë dy avionë Canader të cilët kryen nga dy fluturime secili për hedhur ujë.

Gjithashtu janë angazhuar 20 forca të armatosura mnga DRM Gjirokastër si dhe 13 nga MZSH, ADZM dhe bashkia Himarë.