Ballina Bota Zjarri në jug të Francës shkatërron 700 hektarë tokë

    Zjarri në jug të Francës shkatërron 700 hektarë tokë

    1

    Zjarri në Lozere në pjesën jugore të Francës ka shkatërruar 700 hektarë tokë, njoftuan mediat lokale.

    Sipas raportimeve në shtypin francez, zjarri që shpërtheu në jugperëndim të Lozere-s mbrëmjen e djeshme u përhap shpejt në lindje të Aveyron-it.

    Të paktën 700 hektarë sipërfaqe e gjelbër është shkatërruar nga zjarri i përhapur me shpejtësi dhe 1.200 njerëz janë evakuuar.

    Ndaj zjarrit që ende po vazhdon janë duke intervenuar 600 zjarrfikës, shumë makina zjarrfikëse dhe avionë.

    Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), në Francë që nga fillimi i vitit janë djegur më shumë se 47 mijë hektarë pyje ose sipërfaqe të gjelbra.