Ballina Vendi Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Pogradec

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Pogradec

1

Tregu i veshjeve dhe sendeve të përdorura është përfshirë me flakët mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri janë përfshirë disa tezga dhe rroba të përdorura.

Punonjësit e zjarrfikëses kanë mundur të izolojnë flakët pa patur pasoja më të mëdha përreth pasi është një zonë mjaft e populluar dhe ka shumë banesa dhe biznese afër tregut. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Zjarri në treg ka rënë rreth orës 21:00 ndërsa ndërhyrja e punonjësve zgjati afërsisht 1 orë pasi terreni ku kishte rënë zjarri ishte i vështirë dhe duhej ndërhyrje e shpejtë që të mos futej brenda tregut dhe të sillte pasoja akoma më të mëdha.