Ballina Lajme Zjarr në Tiranë, digjet lokali i njohur te Brryli

Zjarr në Tiranë, digjet lokali i njohur te Brryli

1

Një lokal i njohur në zonën e Brrylit dhe shumë i frekuentuar nga të rinjtë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, ndërsa raportohet se janë të konsiderueshme dëmet materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.