Ballina Bota Zjarr në një fabrikë, tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur rëdë

    Zjarr në një fabrikë, tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur rëdë

    1

    Indi- Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën.

    Zjarri u ndez pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh.

    Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike.

    Shpërthimi mori intensitet nga çatia e fabrikës.

    Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.

    Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një fabrikë në Nju Delhi që prodhonte çanta dhe sende të tjera vrau 43 njerëz.

    Po atë vit, një zjarr në një kuzhinë të paligjshme në çati të një ndërtese gjashtëkatëshe vrau 17 njerëz, gjithashtu në Nju Delhi.