Ballina Vendi Zjarr me permasa te medha ne Tale te Lezhes!Flaket po perhapen nga...

Zjarr me permasa te medha ne Tale te Lezhes!Flaket po perhapen nga era!

1

Pas zjarrit në afërsi të qytetit të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po përshkon një zonë moçalore në Tale, në afërsi të plazhit.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi pasi po ndihmohen nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me shkurre.

Në zonë ndodhen edhe disa banesa të cilat nuk janë shumë larg vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë. Zjarrfikësit ende nuk kanë shkuar në zonë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.