Ballina Lajme Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, zjarrfikësit ndërhyjnë për të parandaluar...

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, zjarrfikësit ndërhyjnë për të parandaluar katastrofën mjedisore 

1


Disa vatra zjarri të qëllimshme janë konstatuar gjatë orëve të para të mbrëmjes së sotme në pyllin e Sodës në Vlorë.

Siç duket edhe nga mënyra sesi po digjen sipërfaqet e gjelbërta, zjarri është vënë me qëllim.

Ndërkohë, fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e shpejtë duke mos lejuar flakët të shpërndahen dhe duke parandaluar kështu diçka që mund të kishte shkaktuar një “katastrofë” mjedisore.