Ballina Vendi Zjarr i madh në një fshat të Maliqit, flakët shkrumbojnë një magazinë...

Zjarr i madh në një fshat të Maliqit, flakët shkrumbojnë një magazinë me produkte bujesore

1

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq.

Gazetarja Lorena Kodra sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se bëhet fjalë për një magazinë, e cila mbante brenda ambalazhe(kuti kartoni) për mbajtjen e frutave, mollëve.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme në njerëz.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës, e cila ishte ngjitur me magazinën.