Ballina Vendi Zjarr i madh në malin e Terrovicës në Lezhë, e vështirë ndërhyrja...

Zjarr i madh në malin e Terrovicës në Lezhë, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses, rrezikohen dy banesa

2

Zjarr në malin e Terrovicës së Lezhës. Zjarri ka përfshirë komplet malin që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën. Gazetari Elidon Ndreka njofton se deri tani janë djegur deri 15 Ha; pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha  ndikuar edhe nga era që fryn. Ndonëse në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia e shtetit, është e pamundur ndërhyrja sepse terreni është shumë i vështirë.Nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, rrezikohen dy banesa në afërsi të fshatit Bend.