Ballina Vendi Zi në familjen e Luçiano Boçit, anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të...

Zi në familjen e Luçiano Boçit, anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së

1

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në orën 16.00 është anuluar. Mbledhja është shtyrë pasi deputeti Luçiano Boçi ka humbur sot babain.

Grupi parlamentar i demokratëve do të mblidhet të enjten në orën 09.00.

NJOFTIMI

“Duke qenë se kolegu Luçiano ka humbur babin dhe përcjelljen e ka sot në orën 16:00 në Elbasan, mbledhja e grupit do të spostohet nesër në orën 09:00. Ngushëllime Luçiano!”