Ballina Vendi ZHVILLOHET NË BUTRINT EDICIONI IV I “GURRA FOLK FESTIVAL”, VENDIN E PARË...

ZHVILLOHET NË BUTRINT EDICIONI IV I “GURRA FOLK FESTIVAL”, VENDIN E PARË E FITON KONISPOLI

1

Skena e Amfiteatrit të gurtë antik në Butrint, si asnjëherë më parë u kthye në një skenë me këngë e valle tradicionale nga disa prej shkollave të mesme të qarkut të Vlorës.

Organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit, Edicioni IV i “Gurra Folk Festival” bëri bashkë në Butrint gjashtë shkolla të mesme nga Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Ksamili e Finiqi.

Vendi i parë:

Shkolla e mesme “Bido Sejko”, Konispol

Vendi i dytë:

Shkolla e mesme “Jani Minga”, Vlorë
Shkolla e mesme “Lefter Talo” Livadhja

Vendi i tretë:

Shkolla e mesme “Sulejman Delvina”, Delvinë
Shkolla e mesme “Hasan Tahsini”, Sarandë