Eshte zhvilluar Samiti i Inovacionit “AgroLabs”, i cili beri bashke partnere nga Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqiperia, vende keto te perfshira ne programin Ballkani – Mesdheu” ne konsultimet dhe diskutimet rreth grupimeve te inovacionit te produkteve agroushqimore. Ka qene kreu i bashkise se Fierit, Armando Subashi, ai qe ka hapur siparin e ketij eventi te madh te bujqesise, organizuar nga Bashkia Fier si nje nga partneret kryesor dhe ka pershendetur zhvillimin e tij bashke me zv. Ministren e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Znj. Ermira Gjeçi.