Ballina Vendi Zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Berisha në garë me...

Zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Berisha në garë me Ibsen Elezin

1

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët e vetëm për kryetar të Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ndërsa i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.