Familjarët denoncojnë zhdukjen e vajzës së tyre në Durrës.
Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares, e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
Sipas saj, e bija para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Pas marrjes së denoncimit, Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.
‘Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj’ citohet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.