Ballina Lajme Zgjedhjet vendore, Rama takon sot drejtuesit politikë të PS për 12 qarqe

Zgjedhjet vendore, Rama takon sot drejtuesit politikë të PS për 12 qarqe

1

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, do të mbledhë sot në një takim drejtuesit politike të qarqeve të vendit.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 raportoi se takimi në fjalë i Ramës me drejtuesit politik të PS për 12 qarqe do të mbahet në orën 13:00 në vilën qeveritare 13 në zonën e ish-Bllokut.

Takimi në fjalë bëhet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mësohet se secili prej drejtuesve politikë do bëjë raportimin e tij të detajuar për zhvillimet e ditëve të fundit, por dhe për organizimin në kuadër të 14 majit. Kujtojmë se Rama ka konfirmuar disa prej kryetarëve aktualë që do të garojnë sërish për zgjedhjet lokale.