Ballina Lajme Zgjedhjet vendore, ndahen kush drejton KZAZ-të! Celibashi: E vendos gjykata cila PD...

Zgjedhjet vendore, ndahen kush drejton KZAZ-të! Celibashi: E vendos gjykata cila PD regjistrohet, jo KQZ

1

Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për përcaktimin e drejtimit të KZAZ-ve në të gjithë vendin për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas shortit , PS do të ketë kryetarin në të gjitha KZAZ-të me numër çift dhe PD do të drejtojë KZAZ-të me numër tek .

Situata brenda PD duke krijuar dy fraksione të saj dhe se cila nga ato do të regjistrohet në zgjedhjet vendore, kreu I KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se aktualisht ai ka komunikim me përfaqësuesit ligjor të dy pjesëve të PD por në fund nuk do e vendos KQZ se kush regjistrohet por gjykata.

Celibashi tha se do vlerësohet legjitimiteti i përfaqësimit zyrtar të PD me një dokument nga gjykata e Tiranës.

“Nuk mund të ketë dy parti me të njëjtin emër. Ne kemi komunikim institucional me Partinë Demokratike. Përfaqësues të PD në KQZ është zoti Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve qoftë edhe të karakterit profesional kemi komunikime me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin në KQZ nëse ka apo jo tagrin për të sjellë në emër të PD kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD Logu dhe Sefa. Do jenë këta nesër apo pasnesër nuk e them dot por autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.  Kur të vijë një kërkesë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike do vlerësojmë legjitimitetin e atij që sjell dokumentin. Për nevojën për të qartësuar duhet të kuptojmë që kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ se kush është organi që përfaqëson një parti politike. Është një institucion tjetër. Do vlerësojmë kur të kemi këto kërkesa bazuar në një dokumentacion që nuk e prodhon KQZ”, tha Celibashi.

/rtsh.al/