Ballina Lajme Politike Zgjedhjet/ Rama: Kemi shkurtuar shpenzimet elektorale për partitë, do u shkojnë qytetarëve

Zgjedhjet/ Rama: Kemi shkurtuar shpenzimet elektorale për partitë, do u shkojnë qytetarëve

1

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj force politike për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja ka deklaruar se PS ka vendosur që të shkurtojë  shpenzimet elektorale.

Sipas tij, këto shpenzime do të shkojnë për zhvillimin e qyteteve në gjelbërim dhe infrastrukturë.

Kemi vendosur që t’i shkurtojmë shpenzimet tona elektorale. Paratë që marrim nga buxheti i taksapaguesve partitë dhe një pjesë të tyre t’ua lëmë qyteteve dhe nga kjo fushatë të mos mbetet prapa pisllëku i posterave që i merr era rrugëve apo që rripen nëpër pastaj me vite. Apo zhurma e madhe akustike e sherrrit por të mbetet prapa më shumë gjelbërim e më shumë mirësi”, theksoi Rama.

Gjithashtu, Rama është shprehur se në zgjedhjet e 14 majit, do të largohet apedensiti siç e cilësoi ai opozitën.

Siç e dini tani, unë tani e hoqa apendistin. Zorrë qorre quhet, unë e hoqa zorrën qorre, tani duhet të heqim edhe zorrën qorre më 14 maj.  

Zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon dot të shkojmë përpara por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara dhe ashtu sikundër na turpëron të gjithëve.

Zorra qorre e Shqipërisë na turpëron botërisht dhe ndërkombëtarisht. Ashtu siç duhet të ndihet çdo demokrat këtu që i është ofruar zorra qorre”, është shprehur Rama.

Nga ana e tij, kandidati për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i cili kërkon një mandat tjetër në krye të këtij qyteti tregoi të gjitha ndërhyrjet dhe shërbimet që janë kryer në drejtim të qytetarëve gjatë drejtimit të kësaj bashkie nga Partia Socialiste.

Kemi qenë 4 vite bashkë, ne po bëjmë punë të mira. Dhe 4 vite të tjera do të jemi po bashkë.

Kemi ndërhyrë në çdo lagje, kemi ndërhyrë në çdo njësi administrative, kemi ndërhyrë në çdo fshat të madh duke i bërë rrugët me asphalt. Kemi ndërhyrë në qendrat tona shëndetësore por edhe për infrastrukturën shkollore, kopshtet dhe çerdhet.

Ne po punojmë dhe nuk si jemi ata të tjerët që kujtohen një muaj para para zgjedhjeve dhe mbarojnë zgjedhjet, fikin telefonët dhe zhduken”, theksoi Llatja.