Ballina Bota Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan drejt fitores. Hapen mbi 85% e kutive

    Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan drejt fitores. Hapen mbi 85% e kutive

    0

    TURQI- Qytetarët turk votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Deri më tani raportohet se janë hapur 85% për qind e kutive. Erdogan duket se po shkon i sigurtë drejt fitores pasi kryeson me 54.03 %, ndërsa rivali i tij qëndron në 45.97 %, shkruajnë mediat e huaja.

    Votimi ka përfunduar rreth orës 17:00 me orën lokale. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit. Të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë kryer këtë proces nga shtëpia.