Ballina Vendi Zgjedhjet, Celibashi: Për shkak të dëborës, s’ka nisur procesi në 2 qendra...

Zgjedhjet, Celibashi: Për shkak të dëborës, s’ka nisur procesi në 2 qendra votimi në Shkodër! Në Dibër probleme me energjinë elektrike në 18 qendra votimi! Ja ku s’po kryhet identifikimi elektronik

2

Tre orë pas nisjes së procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki në vend, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar mbi mbarvajtjen dhe problematikat e hasura. Me një deklaratë për mediat, Celibashi bëri me dije se për shkak të dëborës, nuk ka nisur ende votimi në 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult të Shkodërs. Po ashtu probleme janë hasur edhe në Dibër, ku për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në 18 qendra votimi dhe identifikimi po kryhet manualisht dhe jo nëpërmjet pajisjeve elektronike. Po ashtu probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës.Problematikat e evidentuar lidhen dhe janë të tilla: 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult ku s’ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë shkuar dot për shkak të motit të keq. Një QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht, pa pajisjen e identifikimit elektronik. Në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247, në 3 QV nuk po votohet. Në Dibër janë 101 QV dhe tek të 101 ka filluar procesi i votimit. Kemi një problem me 18 QV në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe Kalanë e Dodës për shkak të reshjeve të dëborës. Në Durrës, nga 337 ka filluar votimi te të gjitha. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi i identifikimit pa pajisjen elektronike, kështu kanë vendosur anëtarët e komisionit. Në Vorë nga 44 QV janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin edhe me votimin elektronik. Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi, ka filluar te të 53. 157 QV në Lushnje, po votohet te të gjitha. Në 5 ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen PEI. Në një QV identifikimi po bëhet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Në dy QV në Dibër dhe Durrës ka probleme lidhur me mënyrën si anëtarët e qendrave të votimit administrojnë situatën, por janë pa probleme me vijimin e procesit të votimit. Problematika më shumë lidhet me disa QV në Shkodër e Dibër, për shkak të situatës së motit”, tha Celibashi.