Ballina Bota  Zelensky prek me fjalimin para deputetëve britanikë: Po ju drejtohem si president...

     Zelensky prek me fjalimin para deputetëve britanikë: Po ju drejtohem si president i një vendi me një ëndërr të madhe

    2
    • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po mban nje fjalim me video para deputetëve britanikë në Dhomën e Komunave.Ai u tha deputetëve se ju drejtohet si qytetar, si president i një vendi të madh, me një ëndërr te madhe. Ai e krahason luftën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

    “Ju nuk dëshironi të humbisni vendin tuaj kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj. Dhe ju duhej të luftonit për Britaninë.”

    Ai thotë se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.

    “Ganatimet nuk na thyen,” thotë ai.

    Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar qëndruan për të duartrokitur në këmbë përpara fjalimit të Presidentit Zelensky.