Ballina Vendi Zelensky mesazh në Kuvendin e Shqipërise/ Berisha reagon ashpër: I tupëruar nga...

Zelensky mesazh në Kuvendin e Shqipërise/ Berisha reagon ashpër: I tupëruar nga qëndrimi i Ramës,te largohet ambasadori rus!

1

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me kritika për qeverinë, pas videomesazhit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai e cilësoi qëndrimin e Edi Ramës si të dyanshëm, ndërsa i bëri thirrje  që të anulohen vizat e qytetarëve rusë, si dhe të dëbohet nga Shqipëria ambasadori i Rusisë. Po ashtu ai kërkoi që të bëhet tërheqja e ambasadorit shqiptar nga Moska.

“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh por edhe emocione të thella, fjalimin e Presidentit të Ukrainës, këtij kombi që po martirizohet për lirinë e Botës, në një agresion barbar të Putin, i cili theksoi se paraqet sot, një monstër me fytyrë njerëzore, një kain, që ka shndërruar kombin e tij në ekzekutues që vrasin vëllezër e djegin e shkatërrojnë. Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për ata që duan lirinë. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin për ndihma konkrete.

Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, ka dhënë ndihmesë në OKB, ajo që më lëndon shumë dhe mund të them se edhe na turpëron sot është qëndrimi i Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në një anë votohet për dënimin e tij në KS, po nga ana tjetër promovohet ideja ruso serbe e Ballkanit të hapur, një projekt fund e krye antieuropian. Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës, për turistët rusë në Shqipëri.