Ballina Bota Zelensky flet nga bunkeri ku është izoluar në Kiev: Gjendja është serioze,...

    Zelensky flet nga bunkeri ku është izoluar në Kiev: Gjendja është serioze, unë nuk jam në një film! Thirrja që ka për Biden

    2

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh më të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës para qytetarëve amerikane. Zelenski foli në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev, në të cilën ai po udhëheq përballjen e ushtrisë së tij me trupat ruse.

    “Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film,” tha Zelensky, një ish-aktor i komedie. “Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka’ të veçantë’ për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë”