Ballina Bota Zelenski bën sërish apel: Nëse Ukraina nuk do të mbijetojë, Evropa do...

    Zelenski bën sërish apel: Nëse Ukraina nuk do të mbijetojë, Evropa do marrë fund!

    2

    Nuk ndalet presidenti ukrainas, Zelenskyy. Ai ka mbajtur një tjetër fjalim me video sonte duke folur për protestuesit kundër luftës në disa qytete evropiane.

    Zelenski e filloi fjalimin duke mbajtur disa momente heshtje për ushtarët dhe civilët e rënë në konflikt.

    Duke kërkuar mbështetjen për kauzën ukrainase, ai më pas kërkoi “një moment heshtjeje për njerëzit e Evropës”.

    Në vijim, ai u kërkoi evropianëve të dalin në rrugë dhe të mbështesin luftën e Ukrainës.

    “Nëse Ukraina nuk do të mbijetojë, Evropa nuk do të mbijetojë, gjithashtu. Nëse ne rrëzohemi, ju do të rrëzoheni. Prandaj ju lutemi mos heshtni. Mos i mbyllni sytë ndaj kësaj”, tha ai.

    “Dhe nëse fitojmë dhe jam i sigurt se do të fitojmë, kjo do të jetë fitorja e gjithë botës demokratike, kjo do të jetë fitorja e lirisë sonë, kjo do të jetë fitorja e dritës mbi errësirën, e lirisë mbi skllavërinë”, tha presidenti ukrainas.