Ashtu siç BalkanWeb kishte paralajmëruar në një kronikë të publikuar më datë 24 qershor, efektivët e Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Vendimi i paralajmëruar është marrë nga qeveria përfundimisht më 27 korrik dhe përcakton se shërbimet e Policisë së Shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës.
Ky vendim mban firmën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë, kujtojmë se nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.