Ballina Lajme Politike Zbulohet slogani i PS për zgjedhjet e 14 majit

Zbulohet slogani i PS për zgjedhjet e 14 majit

1

“Kurrë pas, përpara” ku do të jetë slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit.

PS do të hapë nesër edhe jo zyrtarisht, fushatën elektorale për ‘Vendoret’. Fillimisht në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të  mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit.

PS futet në garën për 61 bashkitë e vendit pa koalicion, teksa edhe pse nuk ka nisur ende zyrtarisht fushata zgjedhore, socialistët u kanë  bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi do të ishte një hap mbrapa për vendit.

Kjo thirrje vjen pas deklaratave të socialistëve se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë e shkuara e vendit. Duket se dhe slogani i PS ka pikërisht këtë gjë të nën kuptuar. Nga ana tjetër, kryetari i PD, Sali Berisha vijon takimet në çdo qytetet me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”./Opinion.al