Ballina Lajme Zbulohet misteri i lëngut ‘misterioz’ të hedhur nga helikopteri tek Fresku

Zbulohet misteri i lëngut ‘misterioz’ të hedhur nga helikopteri tek Fresku

1

Tiranë- Pasditen e sotme një helikopter u pa të hedhë një lëng të paidentifikuar në një zonë me densitet të lartë banorësh siç është Fresku në Tiranë.

Ngjarja shkaktoi panik të vërtetë tek banorët të cilët nuk kishin asnjë ide se çfarë po ndodhte. Por pas publikimit të videos familjrët kanë sqaruar se ky ishte një rit pasi çifti priste fëmijë.

Duke qetësuar banorët e zonës dhe gjithë të tjerët, këta familjarë shprehen se bëhet fjalë për një festë për zbulimin e gjinisë së bebes së ardhshme të çiftit. Gjithsesi nuk dihet nëse lënda e hedhur nga helikopteri i përmbush kushtet ligjore për t’u hedhur në një mjedis publik e tepër të populluar siç është zona e Freskut.