Ballina Vendi Zbulohet emri,ja kush ishte i riu që tentoi futjen me forcë në...

Zbulohet emri,ja kush ishte i riu që tentoi futjen me forcë në Kryeministri!?

1

Një 32-vjeçar i quajtur Aurel Latifi ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë gjatë ditës së djeshme në Tiranë. I riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben ted era e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat duke i komunikuar edhe veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia