Ballina Bota Zbulohet arsyeja, e Anulimit të vizitës së ministrit rus Lavrov në...

    Zbulohet arsyeja, e Anulimit të vizitës së ministrit rus Lavrov në Serbi

    1

    Moskë- Anulohet vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi.

    Lajmi është bërë i ditur nga një burim në Ministrinë e Jashtme ruse, i cili i tha të dielën agjencisë së lajmeve Interfax se vizita e Lavrov në Beograd është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij, shkruan “Reuters“.

    I njëjti burim ka konfirmuar raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin, me të cilin do të udhëtonte për në Beograd të hënën shefi i diplomacisë ruse.

    “Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin”, tha burimi.

    Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor. Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

    Serbia ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.