Rasti i rëndë i ndodhur në Patra të Greqisë, ku nëna akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e mitur të saj, vijon të mbajë të mbërthyer publikun, ndërsa pritet që në ditët në vijim të merret dhe vendimi përfundimtar ndaj 33-vjeçares.
Por ndërsa qarku ngushtohet për të, Roula Pispirigou edhe pse në paraburgim, vijon të tentojë të shpëtojë veten nga dënimi.
Tashmë hetimi ndaj saj është hapur për vdekjen e të treja vajzave dhe jo vetëm 9-vjeçares që ndërroi jetë në spital. Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë e shtetit fqinj ka urdhëruar hetimin disiplinor për çdo gabim në ekzaminimin e vdekjes së Malenës dhe Irisit (dy vajzat që ndërruan jetë më herët) ndaj kreut të Shërbimit të Mjekësisë Ligjore të Athinës, Nikos Karakukis.
Përpjekja e dëshpëruar e Roula Pispirigou për t’i shpëtuar burgut
Pavarësisht se të gjitha faktet po zbardhin ngjarjen dhe duket se nuk ka fajtor tjetër për vdekjen e fëmijëve veç saj, Roula Pispirigou këmbëngul se është e pafajshme. Madje ajo shkoi aq larg sa kërkoi sërish një analizë gjenetike për të zbuluar nëse ekziston një gjen “fajtor” që lidhet me vdekjen e fëmijëve të saj.
Kjo është një përpjekje e radhës, pasi dy testet e para të kryera nuk treguan asnjë problem gjenetik që mund të ketë shkaktuar vdekjen e vogëlusheve.
Sipas asaj që është bërë e ditur, fillimisht janë testuar 128 gjene dhe më pas 839 të tjera, të cilat mund të kishin shkaktuar vdekjen e papritur të të miturve dhe të gjithë kanë rezultuar negative.
Sipas mediave greke, Roula Pispirigou do të ketë një takim me avokatët e saj përgjatë kësaj jave, ndërkohë që është në pritje për t’u lënë e lirë.
Ajo pretendon se analiza gjenetike që kërkon, nuk ishte bërë më parë, pasi ajo dhe babai i fëmijëve, Manos Daskalakis, duhet të paguanin shumën prej 700 eurosh, gjë të cilën nuk e kishin bërë sepse nuk kishin aq para.
Gabimet që bëri Pispirigou disa orë para se 9-vjeçarja Georgina të vdiste
Gabimet e Roula Pispirigou në 18 ditët e fundit para vdekjes së Georgina janë prezantuar në buletinin kryesor të lajmeve të kanalit “Star”. Nga ilaçet që kërkonte dhe këmbëngulja e saj për t’u bërë autopsi në Patra deri në ditën që zgjodhi t’i jepte ketaminës fëmijës.
Raporti toksikologjik i Malenës ka rezultuar pa substanca, por në këtë analizë nuk është përfshirë testi ketaminë, pasi në atë kohë nuk kisghte dyshime se fëmija mund të ishte vrarë nga vetë e ëma. Me këtë raport në dorë, Roula Pispirigou kërkoi autopsi në Patra, me shpresën se ketamina nuk do të zbulohej.
“Roula Pispirigou në Aglaia Kyriakou vëzhgonte çdo lëvizje të mjekëve brenda spitalit. Kërkonte të dinte për çdo ilaç që merrte Georgina si dhe dozën që i duhej dhënë. Ajo e pa ditë pas dite që mjekët kishin filluar të kishin dyshime për episodet e çuditshme dhe vendosi të përfundonte planin e saj të shtunën e 29 janarit”, shprehet Dimitris Galenteris në buletinin kryesor të lajmeve të “Star”.
Siç shpjegon ai, “dita nuk u zgjodh rastësisht. Spitali nuk ishte në shërbim. Madje kishte llogaritur edhe kohën kur bëhet ndërrimi i turneve. Sipas të dhënave ajo është kujdesur që të japë ketaminë gjysmë ore para se të ndërrohej turni.
U kaplua nga paniku
Sipas të njëjtave informacione, e akuzuar është një njeri mjaft “e shkathët”…. Ajo ka kërkuar në internet për drogë dhe substanca që nga 11 janari, ende pa nisur episodet e Georgina. Ajo këmbëngul për ta shtruar fëmijën në spital, fillimisht në Rio dhe më pas në Aglaia Kyriakou. 33-vjeçarja ka pasur ketaminën në dorë dhe ka pritur momentin e duhur për të vepruar. Autoritetet dyshojnë se ka nisur t’i japë ketaminë fëmijës që ditën e dytë të shtrimit në spital në Aglaia Kyriakou.
Roula Pispirigou ishte indiferente ndaj një llojeve të tjera të medikamenteve që Georgina po merrte, por u pushtua nga paniku kur zbuloi ditën e fundit se të vogël i ishte dhënë fenobarbital, një ilaç i cili inaktivizon ketaminën…
Një nga elementët kryesorë ku janë përqëndruar hetuesit janë kërkim e saj në internet, në periudhën mes 12 dhe 28 janarit 2022, pra një ditë para vdekjes së Georgina në Spitalin e Fëmijëve.
Drejtues të policisë deklaruar se përmes kërkimeve metodologjike të kryera në telefonin dhe e saj u gjet se po kërkonte për pasojat e “mungesës së oksigjenit”, për “barnat anestezike” dhe “anestezi për fëmijët”.
Pavarësisht zhvillimit të shëndetit të së bijës dhe ilaçeve që i jepeshin, ajo kishte informacione të detajuara të vazhdueshme për shumë muaj nga mjekët e saj që kuronin vogëlushen në të paktën katër spitale në Athinë.