Ballina Lifestyle & Showbiz Zbulohen dy VIP-at më ‘tekanjoz’ në BBV, u menduan mirë dhe vunë...

Zbulohen dy VIP-at më ‘tekanjoz’ në BBV, u menduan mirë dhe vunë kushte për të firmosur kontratën

3

Banorët e “Big Brother Vip”, para hyrjes në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, i janë nënshtruar një kontratë. Rrjedhimisht, secili ka patur kërkesat e tij.

Kështu, ditën e sotme, Egli Haxhiraj avokati i “Big Brother VIP” ishte i ftuar në një emision televiziv, ku ka zbardhur më shumë detaje rreth këtyre kontratave. Ai tha se pjesa më e madhe e tyre ka qenë njësoj përveç disa përshtatjeve me angazhimet e secilit.

I pyetur se cili nga banorët është treguar më detajist, ai u përgjigj me emrin e Donaldit. Ai u shpreh gjithashtu se Fifi kishte kërkuar laps dhe letër për të shkruar këngë, gjë që produksioni ia plotësohej dhe pse supozohej të thyente rregullat.

“Ne jemi munduar të ruajmë një njëtrajtshmëri të kontratave dhe nuk kemi prnuar të bëjmë shumë ndryshime. Por duke qenë se banorët kanë patur agjendat dhe avokatët e tyre, kanë dashur nga një përshtatje që lidhej edhe me impenjimet e tyre. Duke qenë se ishin personazhe të ndryshme dhe vinin nga botë të ndryshme si për shembull nga muzika, nga spektakli, etj. secili prej tyre mbarte ato eksperienca që kishte me televizionin. Donaldi kishte një eksperiencë më të mirë me kontratat. Ishte më i “djegur”. Fifi kërkoi laps dhe letër për të shkruar këngët e saj brenda “Big Brother VIP”. Dhe rregullat nuk e lejojnë por u bë një përjashtim”, tregoi Haxhiraj.