Ballina Lajme Zbulohen 2 emra të tjerë që ranë pre e grabitjeve të Rozeta...

Zbulohen 2 emra të tjerë që ranë pre e grabitjeve të Rozeta Dobit

1

Dy persona të tjerë kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Sipas gazetares Klodiana Lala, bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Emrat e tyre  janë marrë nga telefoni i Rozeta Dobit.

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave pasi akuzohen se kanë grabitur në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit